Neymar dhe Cavani ishin sërish protagonistë të PSG-së, në fitoren 2-0 ndaj Troyes-it, në ‘Parc Des Princes’.

Kryeqytetasit vuajtën të zhbllokojnë sfidën, teksa golin e parë e gjetën vetëm 17 minuta nga fundi me brazilianin Neymar, ndërsa Cavani dyfishoi shifrat në minutën e 90’.

Në pjesën e parë, Paris Saint Germain fitoi edhe një 11-metërsh, të cilin e ekzekutoi uruguaiani Cavani, por nuk e shndërroi dot në gol.

Pas javës së 15, PSG-ja vijon të thellojë distancën me ndjekësit, pasi kryeson me 41 pikë dhe ndiqet nga Marseja me 31. Skuadra e Emery-së përfitoi edhe nga ndalesa e Lyonit dhe Monacos, të cilat humbën sfidat respektive.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA