Më shumë emigracion të ligjshëm në BE. Kjo ishte kërkesa e presidentit të Komisionit Europian, Jean Claude Juncker gjatë një intervistë për DW.
Ai u shpreh i tronditur për informacionet që vijnë nga Afrika dhe shtoi se përballë asaj që e quajti ‘tregti skllavërore’ me emigrantët në Libi, BE nuk duhet të heshtë. Sipas tij fëmijë, gra e burra në shtetin afrikan po përjetojnë një drame të pabesueshme, që sic tha, vjen nga një shekull tjetër.
“Besoj se pa rrugë të ligjshme emigrimi për në Evropë dhe brenda Evropës ne jemi të humbur. Nëse ata, që mbërrijnë këtu të palumtur nuk do të mund të hyjnë nga dera e shtëpisë, ata do të vazhdojnë të përpiqen nga dera e pasme. Prandaj na duhen rrugë e ligjshme dhe Komisioni ka bërë tashmë propozime. Evropa ka nevojë për migrim në dekadat e ardhshme”, u shpreh Jean-Claude Juncker, president i KE.
Juncker tha se fakti që në Libi pas përmirësimit të kontrollit të kufijve me Evropën është rritur numri i emigrantëve, që nuk mund të vijnë në kontinentin tonë “nuk është shkak i mjaftueshëm, për të plagosur njerëz, për të vrarë dhe për të vjedhur ata që ndodhen në kampet qe u ngjajnë burgjeve.
Top Channel