Egnatia thyen Partizanin dhe rimerr kreun të paktën për 24 orë, Dinamo përmbys Vorën në kryeqytet
Pas dëmtimit të gjatë të sezonit të kaluar, Ibrahimovic arriti të thyejë pritshmëritë për rikthimin e tij, duke riaftësuar me shpejt sa pritej.
Megjithatë, gjiganti suedez nuk ka gjetur të njëjtën situatë në skuadër ashtu si ai e la sezonin e kaluar dhe gjërat po rezultojnë të vështira.
Manchester transferoi Lukakun në merkaton e verës dhe tashmë belgu ka fituar besueshmërinë e Mourinho-s dhe formacioni për Ibrahimovic nuk është më i sigurt.
I gjendur në këtë situata, “Mirror” shkruan për Ibrahimovic se periudha e tij të United ka përfunduar dhe tashmë suedezi është në kërkim të një tjetër skuadre. Sipas “Mirror”, Zlatan ka nisur kontaktet me Los Angeles Galaxy dhe në fund të sezonin pritet që të mbërrijë në SHBA.
Top Channel