Giuseppe Rossi duket se ka gjetur më në fund një klub, për t’iu rikthyer futbollit të luajtur.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë futbollisti nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku ka hedhur një foto nga aeroporti, me diçiturën “Ndalesa e radhës… Seria A”.

Mediat italiane bëjnë të ditur se sulmuesi italian ka arritur akordin me Genoan dhe nëse do të kalojë me sukses vizitat mjekësore, do të vihet menjëherë në dispozicion të trajnerit Ballardini.

Giuseppe Rossi nuk luan që prej prillit të 2017-ës, ku u dëmtua në sfidën Celta Vigo-Eibar, ndërsa aktualisht është pa skuadër dhe mund të federohet menjëherë, pa pasur nevojë të presë merkaton e janarit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA