Largimi i Carlo Ancelottit nga pankina e Bayern Munchen u duk i butë dhe pa shumë zhurmë në fillim, por kur ka kaluar më shumë se një muaj nga ikja e italianit kanë filluar të dalin në shesh shumë të pathëna.
Pas Uli Hoeness është sulmuesi Robert Lewandowski që ka akuzuar stafin për numrin e lartë të dëmtimeve muskulare që kanë patur futbollistët në këtë fillim sezoni.
“Nëse në skuadër ka kaq shumë dëmtime, nuk mund të kërkosh llogari për 2-3 javët e fundit, por 2 ose 3 muaj më parë. Është shumë e qartë që atje mund të gjendet shkaku”, deklaroi Lewandowski.
Nuk është vetëm sulmuesi polak që ka kritikuar stërvitjet e trajnerit italian, pasi të tjerë futbollistë të Bayern Munchen kanë ngritur akuza se “stërvitjet ishin shumë të lehta”.
Top Channel