Egnatia thyen Partizanin dhe rimerr kreun të paktën për 24 orë, Dinamo përmbys Vorën në kryeqytet Kukësi, Skënderbeu dhe Flamurtari janë thuajse me një këmbë drejt çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë, pas fitoreve të siguruara në ndeshjet e kësaj të martë ndaj Erzenit, Besëlidhjes dhe Turbinës, respektivisht.
Kampionët në fuqi të Superiores mposhtën 4-1 shijakasit në transfertë, duke e bërë thuajse formalitet ndeshjen e kthimit, ndërsa “ujqërit e dëborës” mundën minimalisht 1-0 lezhjanët, me një gol të Kelmendit.
Flamurtari siguroi një fitore tenistike 6-1 ndaj cerrikasve, duke siguruar kualifikimin që në ndeshjen e parë, duke e bërë thuajse të pavlefshme takimin e kthimit në Vlorë.
Në ndeshjet e tjera, Kamza u ndal në barazim 1-1 me Teutën, ndërsa Luftëtari u mposht 2-1 nga Bylisi. Kurbinasit e Laçit, ndërkohë, mposhtën 3-1 Lushnjen në takimin e parë të luajtur në fushën e myzeqarëve.
Në orën 18 pritet të luhet “klasikja” e futbollit shqiptar mes Tiranës dhe Vllaznisë, ndërsa të enjten do të luhet edhe sfida e fundit mes Pogradecit dhe Partizanit.
Top Channel