Pësoi një dëmtim të rëndë një muaj më parë, por askush nuk dyshon në aftësitë e tij dhe me siguri do të rikthehet më i fortë se më parë.

Algjeriani i Napolit, Faouzi Ghoulam, mbetet një objektiv i shumë skuadrave të elitës në Europë, sidomos për faktin që atij i përfundon kontrata dhe që nga 1 shkurti do të jetë një lojtar i lirë.

Te Napoli duken optimistë për të rinovuar me mbrojtësin, por Juventusi është hedhur fuqishëm në sulm kërkon të nënshkruaj me mbrojtësin.

Megjithatë mbetet për t’u parë se çdo të ndodhë në merkaton e janarit. Aktualisht është Hysaj mbrojtësi që po e zëvendëson algjerianin në krahun e majtë të mbrojtjes, ndërsa Maggio luan si mbrojtës i djathtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA