Një efektiv i Policisë së Komisaritati nr.1 në Tiranë ka mbetur i plagosur jashtë orarit të punës pas një debati me dy persona të tjerë.

Policia e Tiranës thotë se rreth orës 19:30, ka marrë një telefonatë se në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, në zonën e njohur si ish-Parku i Autobusëve janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Menjeherë në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se Ermal Bregu, 33 vjeç, punonjës policie i Komisariatit të Policise Nr.1 Tiranë, por jashtë orarit të shërbimit ka debatuar me dy shtetas banore të lagjes.

Në konflikt e sipër njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri, ku për pasojë ka mbetur i plagosur efektivi i policisë, që është shoqëruar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia thotë se grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë te rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

FOTO GALERI
8/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA