Gjykatësi sportiv në Serie A vendosi të pezullojë drejtorin sportiv të Lacios, Igli Tare, për shkak të protestave të ashpra dhe kërcënimeve ndaj arbitrit të ndeshjes me Fiorentinën.

Ish-sulmuesi i njohur i Kombëtares kuqezi u gjobit gjithashtu me 10 mijë euro.

Në vendimin e arsyetuar thuhet se, Igli Tare u shfaq agresiv dhe kërcënues ndaj arbitrit kryesor, një sjellje të cilën e tregoi deri në dhomat e zhveshjes. Dënimi i Tares do të përfundojë më 5 dhjetor.

Ashtu siç parashikohej, skualifikimi erdhi edhe për Daniele De Rossin. Gjykatësi sportiv vendosi ta pezullojë me dy ndeshje kapitenin e Romës, për shkak të goditjes ndaj Lapadulës, në ndeshjen kundër Genoas. De Rossi u dënua për sjelljen antisportive.

Sanksioni ndaj De Rossit është i ngjashëm me atë që vuajti kapiteni i Milanit, Leonardo Bonucci, për një grusht të cilin futbollisti e shkarkoi ndaj Aleandro Rosit. Tani është radha e mesfushorit të Romës, që detyrohet të mungojë në ndeshjet ndaj Spalit dhe Chievos.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA