Përleshje me thika në Kili, një nga viktimat hedh në rrugë fëmijën – VIDEO (+18)

28/11/2017 14:35

Pamje të rënda janë filmuar nga kamerat e sigurisë në Kili, ku dallohen disa persona që përfshihen në konflikt fizik, e më pas dhuna degjeneroi në përdorimin e thikave duke përfunduar me vdekjen e dy personave.

Burrë e grua janë vrarë gjatë një përleshje fizike me pronarin e një kioske në Antofagasta të Kilit.

Nga sa dallohet në video, Yohanna Pinones Iter dhe Jorge Huerta tentojnë të hyjnë brenda kioskës tepër të irrituar, duke e akuzuar se u kishte çarë gomat e makinës. Në këto momente ndërhyn një grua, e cila mendohet të jetë bashkëshortja e autorit të vrasjeve, por ajo largohet me dhunë.

Kaq ka mjaftuar dhe pronari i kioskës, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, ka dal me një thikë dhe ka goditur 40-vjeçarin Huerta.

Kur ka parë bashkëshortin në tokë Pinones Iter ka rrëmbyer karrocën e fëmijës dhe e ka hedhur në rrugë. Mamaja i fëmijës dhe burri i armatosur vrapuan për të kapur karrocën, por 38-vjeçarja i ka ndaluar, ky ka qenë edhe momenti që pronari i kioskës ka goditur me thikë edhe atë.

Mësohet se fëmija nuk ka marrë dëmtime serioze, ndërsa autori i vrasjeve është arrestuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA