Kina investon miliarda në Europë, BE shpreh skepticizmin

28/11/2017 12:17

Kryeministri kinez Li Keciang u premtoi vendeve të Evropës Lindore dhe Juglindore ndihma prej rreth tre miliardë dollarësh.

Në takimin e nivelit të lartë të Europës Qendrore e Lindore dhe Kinës, i quajtur edhe si samiti “16 plus 1”, që po zhvillohet në Budapest, numri një i ekzekutivit kinez tha se bashkëpunimi karakterizohet “nga respekti reciprok dhe vullneti për përfitime të ndërsjellta.

Siç thotë DW, takimi është pjesë e projektit ndërkombëtar te Pekinit për investime i quajtur “Rruga e re e mëndafshit”. Ai parashikon lidhje të reja rrugore dhe hekurudhore për të nxitur tregtinë mes Evropës dhe Azisë.

Hungaria synon të nënshkruajë njëmbëdhjetë marrëveshje dypalëshe me Pekinin. Ndër to është edhe ajo për një kredi me vlerë 2,1 miliardë dollarë për modernizimin e lidhjes hekurudhore mes Hungarisë dhe Beogradit.

Përmes kësaj lidhjeje pritet që mallrat që vijnë nga Kina në portin grek të Pireut, të transportohen edhe më shpejt në vendet e Evropës Qendrore. Punimet pritet të nisin në vitin 2020. e ndërsa presidenti hungarez Viktor Orban e konsideron bashkëpunimin me Kinën si një shans të madh, projekti ‘Rruga e mëndafshit’ nuk shihet pozitivisht nga pjesa tjetër e BE.

Ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel (SPD) paralajmëroi per një përçarjeje të Evropës dhe u shpreh se pas këtij projekti gjendet një strategji e madhe gjeopolitike, kulturore, ekonomike e ndoshta edhe politike, së cilës BE-ja për momentin nuk ka si t’i kundërpërgjigjet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA