Një kryebashkiak në Gjermani i ka mbijetuar një sulmi me thikë që dyshohet se është i lidhur me politikat e tij liberale ndaj emigracionit.
Andreas Hollstein, kryebashkiak i Altenas, u godit në qafë në një lokal dhe iu nënshtrua trajtimit mjekësor. Qyteti i North Rhine Westphalia është i njohur për pranimin e një numri më të madh emigrantësh nga ai i përcaktuar për të.
“Autoritetet e sigurisë besojnë se pas sulmit ka një motiv politik”, tha kryeministri i landit Armin Laschet. Kryebashkiaku, i përket partisë kristian-demokrate të kancelares Merkel. Dëshmitarë okularë të cituar nga mediat gjermane, thanë se agresori, tani i arrestuar nga policia, lëshoi thirrje kundër politikës për azil të ndjekur nga kryebashkiaku gjatë sulmit. Në një postim në twitter, vetë kancelarja Merkel dënoi sulmin.
“Jam e zemëruar nga sulmi mbi kryebashkiakun Andreas Hollstein, dhe e cliruar nga fakti që ai tani është kthyer në gjirin e familjes së tij. Falenderoj të gjithë ata që e ndihmuan”. Performanca jo e mirë e kristian demokratëve të saj në zgjedhjet e shtatorit, i është atribuar gjerësisht edhe politikave të saj liberale ndaj emigracionit, të përmbledhura në moton e saj, ne mund t’ia dalim.
Ajo pranoi më shumë se një milionë azilkërkues, shumica e të cilëve myslimanë, gjatë krizës së emigrantëve të viteve 2015-2016.
Top Channel