Ekonomia “ndan” Shqipërinë me Kosovën, eksperti: Janë tri arsye

28/11/2017 20:04

Qeveritë e Shqipërisë dhe të Kosovës nënshkruan një sërë marrëveshjesh të reja, në kuadër të mbledhjes së katërt të përbashkët mes dy vendeve. Por këto mbledhje nuk kanë dhënë megjithatë rezultatet e pritshme në lëmin ekonomik.

Ekonomia duket se qëndron si një kufi ndarës mes dy vendeve. Cilat janë arsyet që ekonomia nuk po ndjek ritmin e kërkuar të marrëdhënieve Shqipëri-Kosovë? Pse duket sikur ekonomia ka imponuar një kufi virtual mes shqiptarëve?

Duke diskutuar në studion e edicionit qendror të lajmeve në Top Channel, eksperti i çështjeve ekonomike dhe tregtisë ndërkombëtare, Ilir Ciko rendit tri arsye kryesore.

Së pari, ai thotë se është pesha e ekonomive të të dyja vendeve, që ai thotë se nuk plotësojnë nevojat e njëra-tjetrës.

“Ekonomitë janë të dyja të vogla, të orientuara drejt BE-së dhe edhe sikur të mos kemi asnjë kufi, asnjë kontroll, asnjë pikë doganore do të ishte e pamundur që arrinim në atë nivel që do të dëshironim, sepse ekonomitë nuk plotësojnë dot nevojat e njëra-tjetrës”, thotë Ciko.

Së dyti është strukturimi i ekonomive, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë.

“Strukturimi i ekonomive edhe në këtë rast, problemet e brendshme të ekonomive, mënyra e strukturimit dikton edhe shkëmbimet tregtare mes dy vendeve. Ne kemi vetë probleme të brendshme brenda ekonomisë tonë për të hapur hapësira të brendshme. Shumë sektorë të ekonomisë zotërohen nga monopole që pengon aktivitetin e firmave të tjera të huaja, përfshirë edhe nga Kosova”, vijoi ai.

Së treti, Ilir Ciko kërkon një qasje tjetër, një ekonomi të përbashkët mes dy vendeve që do të konkuronte në rajon.

“Ka një mendësi që shihet në çfarë ndodh në anën tjetër të kufirit. Në fakt në rastin e ekonomive tona qasja më pozitive duhet të shikonte tregun e shqipërisë dhe kosovës si një treg të vetëm, që të jenë ekonomi me konkuruese në tregun rajonal.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA