Manchesteri i Mourinhos ia doli me sukses në transfertën e vështirë ndaj Watfordit, duke fituar me rezultatin 2-4.
‘Djajtë e kuq’ dominuan takimin gjatë gjithë kohës, por në minutat e fundit pati edhe një moment paniku.
Manchester United-i e nisi në mënyrë të shkëlqyer takimin, i drejtuar nga një Ashley Young i papërmbajtshëm, që shënoi 2 supergola brenda 25 minutave të para, ndërsa Anthony Martial dërgon rezultatin në 3-0, në minutën e 32-të.
Dukej se çdo gjë po shkonte për bukuri për skuadrën e Mourinhos, por një 11-metërsh i shndërruar në gola nga Deeney në të 77-ën dhe një gol i Doucoure në të 84-ën, rihapën sfidën dhe komplikuan takimin.
Gjithsesi, entuziazmi i vendasve zgjati vetëm 2 minuta, sepse Lingard shënoi golin e 4-t pas një aksioni mjaft të bukur dhe fiksoi rezultatin 4-2.
Top Channel