Në Shtëpinë e Flamurit, një prej ndërtesave simbol të qytetit të Korçës, nisi mbledhja e “qeverisë së Kombit”.

Nën siglën “Një popull, një ëndërr”, qeveritë “Rama” dhe “Haradinaj” nisën mbledhjen e përbashkët, ku do të diskutohen një sërë çështjes që përfshijnë të gjitha fushat e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë.

“Mbledhja e dy qeverive bëhet në vazhdën e një tradite të nisur nga Prizreni. Ka ende shumë për të bërë, por ajo çfarë është bërë në këto mbledhje nuk është pak. Tradita e mbledhjeve të dy qeverive është produktive. Ne kemi strukturuar mënyrën e punës duke ngritur sekretariatin e përbashkët”, deklaroi në fjalën e rastit, Kryeministri Edi Rama.

Rama shprehu keqardhjen për mosvënien në punë ende të interkonjeksionit, që e cilësoi si aks strategjik. Kryeministri i Shqipërisë deklaroi se tregtia mes dy shteteve është pesëfishuar, por sfida e dy qeverive mbetet rritja e shkëmbimeve tregtare edhe më tej.

Ndërkohë, Kryeministri i Kosovës tha se viti i Skënderbeut përfaqëson ëndrrën euro-Atlantike të shqiptarëve. Ai shprehu zotimin për thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve.

“Forcimi i Kosovës përshpejtohet me bashkëpunimin mes dy vendeve tona”, deklaroi Haradinaj ndër të tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA