Dy tërmete lëkundin Gjirokastrën mëngjesin e sotëm
27/11/2017 08:23
Dy tërmete kanë goditur mëngjesin e ditës së sotme jugun e Shqipërisë.
Tërmeti i parë me magnitudë 3.2 ballë është regjistruar në orën 07:18, me epiqendër 8 kilometra në veriperëndim të Gjirokastrës.
Tërmeti i parë është shoqëruar edhe nga një lëkundje e dytë më e lehtë me magnitudë 2.8 ballë.
Nuk ka të dhëna për dëme materiale.
Top Channel