Përmes dy dekreteve të reja, të publikuara në fletoren zyrtare ditën e shtunë, Turqia ka njoftuar emërimin e 15 ambasadorëve të rinj të Ankarasë zyrtare në disa vende të ndryshme, si Koreja e Jugut, Arabia Saudite dhe Malajzia.
Nga dekretet mësohet gjithashtu se 11 ambasadorë të tjerë, në vende si Hungaria dhe Shqipëria, sikurse edhe zv.përfaqësuesi i përhershëm në NATO, janë thirrur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë. Turqia emëron ambasador për herë të parë në histori edhe në Laos.
Kjo është lista e ambasadorëve të rinj turq të sapoemëruar:
Murat Ahmet Yörük – Tiranë, Shqipëri
Ali Davutoğlu – Dar-es Salaam, Tanzani
Ahmet Akif Oktay – Budapest, Hungari
Ersin Erçin – Seul, Koreja e Jugut
Başak Türkoğlu – Valeta, Maltë
Fatma Ceren Yazgan – Tbilisi, Gjeorgji
Gülin Dinç – Santiago, Kili
Ayda Ünlü – Phnom Penh, Kamboxha
Cengiz Kamil Fırat – Bishkek, Kirgizstan
Nihat Civaner – Dakar, Senegal
Ahmet Cemil Miroğlu – Nairobi, Kenia
Fevzi Süphan Erkula – Librevil, Gabon
Ahmet İdem Akay – Vientiane, Laos
Erdoğan Kök – Rijad, Arabi Saudite
Merve Safa Kavakçı – Kuala Lumpur, Malajzi
Top Channel