Pagat e sportistëve/ Barça, Reali dhe PSG, mes ekipeve të NBA-së

26/11/2017 17:23

Basktbolli amerikan është ai që dominon përsa u përket pagave të sportistëve. Skuadrat e NBA-së janë ato që shpërblejnë me shifrat më të larta lojtarët e tyre, gjë që e tregon studimi i kryer nga ‘Sportingintelligence’ për vitin 2017, që ka marrë për bazë pagat mesatare të sportistëve.

Të vetmet skuadra të futbollit, që thyejnë disi këtë dominim të NBA-së, janë pikërisht Barcelona, Paris Saint Germain dhe Reali i Madridit. Klub katalanas ndodhet në vendin e katërt, me një pagë mesatare prej 8.5 milionë dollarë në vit, për futbollist dhe këtu përfshihet edhe kontrata e formalizuar së fundmi e Lionel Messit, ndërsa Paris Saint Germain është në vendin e pestë me 8.4 milionë dollarë në vit.

Vetëm vendi i nëntë për Realin e Madridit, që ka një mesatare pagash për lojtar, prej 8.09 milionë dollarë në vit, ndërsa pjesa tjetër i takon komplet NBA-së.

Në vend të parë në këtë pikë qëndron skuadra e Oklahomës, me një pagë mesatare të lojtarëve prej rreth 9.3 milionë dollarësh, e ndjekur nga dy finalistët e NBA-së, të sezonit të kaluar, Cleveland dhe Golden State, të cilët i paguajnë lojtarët e tyre me një mesatare prej 8.9 milionë dollarësh në vit.

Studimi i ‘Sportingintelligence’ është bërë mbi pagat e 465 skuadrave të 9 disiplinave sportive të ndryshme, që janë pjesëmarrëse në 29 kompeticione në 16 vende të botës. Në total janë marrë të dhënat e 9816 sportistëve, 2428 nga të cilët janë sportiste femra.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA