Marinari fatlum i nëndetëses argjentinase. I shpëtoi vdekjes…

26/11/2017 12:58

Adrian Rothlisberger duhej të ishte në bordin e nëndetëses së zhdukur argjentinase, si pjesëtari i 45-të i ekuipazhit të saj.

Por, 26-vjeçari zbriti nga “ARA San Juan” vetëm pak sekonda përpara se ajo të niste udhëtimin e vet të fundit.

Rothlisberger, marinar prej 8 vitesh, i kishte paraqitur eprorëve të tij një kërkesë për leje, sepse duhej të plotësonte disa dokumente për shtëpinë e re që po përgatitej të blinte.

“Duke qenë se nuk mori përgjigje, mendoi se duhej ta përfundonte edhe këtë mision”, rrëfen e ëma e tij, Sandra Alvares.

Por vetëm pak çaste përpara se nëndetësja të zhytej, atij iu tha se leja i ishte miratuar dhe ai u largua.

I kthyer në Mar Del Plata, i riu ka mbetur krejtësisht i shokuar nga lajmi i zhdukjes së mjetit, sipas gjasave pas një shpërthimi të fuqishëm në bordin e tij, disa orë pas komunikimit të fundit.

Besohet se shpërthimi ka ndodhur në kohën kur ajo ndodhej ndërmjet 100 dhe 1.000 metrave nën ujë, e pas kësaj ka rënë në më shumë se 3.000 metra thellësi.

Edhe një tjetër marinar i “ARA San Juan”-it i shpëtoi fare rastësisht vdekjes, sepse zbriti nga nëndetësja pas lajmit se e ëma ishte e sëmurë dhe kishte nevojë për të.

Rene Humberto Vilte, fillimisht u vendos në listën e të zhdukurve, por më pas u mësua se ishte zëvendësuar nga një tjetër pjesëtar ekuipazhi, ndoshta Jorge Luis Mealla, i cili thuhet t’iu ketë telefonuar prindërve për t’i njoftuar se, në momentin e fundit ishte thirrur për një tjetër shërbim.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA