Formula 1 ka mbyllur siparin për këtë sezon, me Hamilton kampion dhe Bottas që fiton Çmimin e Madh të Abu Dhabi, i cili ishte i fundit i këtij sezoni.
Po ashtu si u renditën një ditë më parë në provat zyrtare, 3 vendet e para nuk pësuan asnjë ndryshim gjatë garës, me Bottas që shkoi i qetë drejt triumfit dhe fitoren e tretë në karrierën e tij. Menjëherë pas Bottas u rendit kampioni Hamilton, ndërsa Vettel i treti.
Dy makinat Mercedes bën një nisje shumë të mirë, duke mos lejuar asnjë prej makinave që vinin nga pas t’u rrezikonin vendet e kreut. Deri në momentin e nisjes së “pit stop”-eve, në 5 makinat e para nuk pati asnjë ndryshim vendesh. Por më pas Ricciardo pati probleme me makinën dhe u tërhoq nga gara, duke ia lënë vendin e katërt Raikkonen.
Deri në xhiron e 55, e cila ishte edhe e fundit për këtë çmim të madh, por edhe e fundit e këtij Botërori, nuk pati asnjë ndryshim mes të parëve.
Top Channel