Manchester City siguroi fitoren e 11 radhazi në Premier League, kur në javën e 13 mundi në transfertë debutuesit e Huddersfield. Skuadra e Guardiolës ruan distancën prej 8 pikësh me rivalët e qytetit, Manchester United.
Nuk ishte një përballje e lehtë për ‘Citizens’, që u përballën me një skuadër të rreshtuar mirë në mbrojtje. Në fundin e pjesës së parë vendasit iu gëzuan avantazhit, pas një autogoli nga Otamendi.
Me fillimin e së dytë, Sergio Aguero barazoi shifrat me një 11 metërsh. 6 minuta para përfundimit, ishte Sterling që bëri mrekullinë dhe i dha 3 pikët Manchester City-t, që tanimë ngjitet në kuotën e 37 pikëve.
Në takimet e tjera të luajtura të dielën, Arsenal mundi Burnley 0-1 në trasfertë, me një gol të shënuar vetëm në minutën e dytë shtesë nga Sanchez, ndërsa Southampton shkatërroi Evertonin 4-1.
Top Channel