Meta në Gjermani; Vizita në 30-vjetorin e marrëdhënieve

25/11/2017 20:54

30 vjet më parë Shteti Shqiptar vendoste marrëdhënie me shtetin gjerman. Në këtë përvjetor, Presidenti Ilir Meta që po zhvillon një vizitë në Gjermani, ku vlerësoi me dekoratë ish-kryeministrin e bavarisë Franz Struass, i cili kishte vizituar vendin tonë në vitin 1984.

Dekorata pas vdekjes, iu dorëzua vajzës së tij, Monika Holhmeier, sot një eurodeputete gjermane. Presidenti ishte në qytetin e Këlnit, ku i ftuar në një aktivitet për diasporën.

Dialogu i nisur nga Ministria e Shtetit për Diasporën për t’u njohur atyre më shumë të drejta, me në krye atë të votës, sipas Presidentit, është një mundësi e mirë për të përballuar, ato që Kreu i Shtetit i ka cilësuar si trysnitë e globalizmit.

“Pa dyshim që do të ketë mjete dhe kapacitete më shumë për të dialoguar me diasporën shqiptare, jo vetëm në Gjermani, por kudo që ajo ndodhet”, u shpreh Meta.

Ilir Meta e vlerësoi Gjermaninë si një partner të konsoliduar e strategjik, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Ballkanin.

Top Channel