Pas 9 triumfesh të njëpasnjëshme Bayern Munchen i Jupp Heynckes ka provuar për të parë shijen e humbjes, e kjo ka ndodhur në fushën e Borussia Moenchengladbach me rezultatin 2-1.

Nga momenti i largimit të Carlo Ancelotit dhe rikthimit nën drejtimin e Bayern Munchen të Jupp Heynckes, ekipi gjerman ka njohur vetëm fitore.

Dy golat e shënuar në pjesën e parë nga vendasit, e një mbrojtje tepër solide e tyre, të cilën e mposhti vetëm Vidal njëherë, bëri që ndeshja të mos shkonte më shumë se rezultati 2-1.

Por pavarësisht kësaj humbje, Bayern Munchen vijon të mbajë kreun e Bundesligës me 3 pikë diferencë nga Leipzig i vendit të dytë, pas 13 javësh kampionat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA