Aksioni i OSHEE në Fier, procedohen 32 abonentë
25/11/2017 12:28
32 abonentë të OSHEE janë proceduar pasi kanë abuzuar me energjinë elektrike. Task Force ka kryer kontrolle në qarkun e Fierit, në Ballsh, Fier, Roskovec, Patos etj.
Këta persona janë shoqëruar në polici, pas proceverbalit të hartuar nga Task Forcë e OSHEE dhe përfaqësues të policisë gjyqësore, mbi shkeljen e bërë.
Vjedhjet e konstatuara janë kryesisht: përmes cënim i matesit, nderhyrje ne matës per të manipuluar të dhenat, lidhje ta paligjshme, furnizim pa patur kontratë me OSHEE, etj.
OSHEE ofron skema lehtësuse të pagesës me këste, 1200 lek në muaj për familjet në nevojë dhe pensionistë, dhe 2800 lekë për të tjerët.
Top Channel