Prokuroria nis verifikimet për kompaninë lobuese të PD
24/11/2017 18:43
Prokuroria e Tiranës ka nisur ditën e sotme verifikimet për kompaninë lobuese të Partisë Demokratike.
Burime nga Prokuroria bëjnë me dije se kanë nisur verifikimet për burimin e financimit.
Vendimi i organit të akuzës vjen pas publikimit në media të disa dokumenteve që u pasua me denoncimin e Partisë Socialiste.
Top Channel