Yllit argjentinas të Barcelonës, Lionel Messit, i është dorëzuar ditën e sotme trofeu i “Këpucës së Artë”.

Kjo është hera e katërt në karrierë për Messin që fiton trofeun si golashënuesi më i mirë në Europë, pasi arriti të shënonte 37 gola sezonin e kaluar në La Liga, duke barazuar edhe rekordin e portugezit Ronaldo, me 4 trofe të tillë.

Messit iu dhurua trofeu nga shoku i tij i skuadrës, Luis Suarez, i cili e fitoi atë një sezon me herët me 40 gola të shënuar. “Jam përmirësuar ndjeshëm në lojën time, falë viteve që kam tashmë mbi supe dhe i kam shtuar shumë gjëra repertorit tim”, tha argjentinasi.

Messi foli edhe për nisjen nga stoli të ndeshjes në mesjavë ndaj Juventusit. “Sigurisht që nuk më pëlqen të qëndrojë në stol, por sezoni është i gjatë dhe unë do të tregojë vlerat e mia”.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA