Ende nuk është mbyllur Botërori i vitit 2017 i Formulës 1, por te Ferrari janë gjithë “sy e veshë” nga sezoni që do të vijë në 2018-n.
Gjatë provave të lira në Abu Dhabi, “kokëkuqja” duket se më shumë po teston për vitin e ardhshëm, sesa për garën e kësaj fundjave.
Kimi Raikkonen ka zbritur në pistën e “Yas Marina”-s me një sistem të çuditshëm sensorësh të montuar në pjesën e pasme të njëvendëshes së tij, si dhe dy “brirë” që zgjaten pas gomave të pasme.
Një eksperiment ky për të mbledhur të dhëna të vlefshme për sezonin e ardhshëm? Sigurisht, pasi nuk mund të quhet një zgjidhje e re aerodinamike.
Mekanikët e skuderisë nga Maranello kanë dashur të vlerësojnë impaktin e shpërndarësit të ri që mund përdoret në vitin 2018.
Top Channel