24/11 18:38
“Black Friday” (E premtja e zezë) e nisur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tashmë është përhapur si traditë në të gjithë botën, ku dyqanet bëjnë ulje drastike çmimesh.
Mail Online ka postuar një video ku bën krahasimet e kësaj ngjarje në SHBA dhe në Britani. Teksa në SHBA klientët zihen me njëri-tjerin për një produkt, dhe ka radhë të gjata që presin të hapen dyert e dyqaneve, në Britani ndodh krejt e kundërta.
Në SHBA njerëzit madje grinden me njëri tjetrin, dhe ka raste që duhet dhe ndërhyrja e policisë, teksa në Britani gjithçka është e qetë si një ditë normale.
Top Channel