Detyrat në shkollë, projekti në 4 qarqe, ushqimin e merr përsipër bashkia

24/11/2017 19:54

“Të bëjmë detyrat në shkollë” është një projekt që do të pilotohet në 20 shkolla dhe ku mësimi zhvillohet vetëm me 1 turn. Veç Tiranës, nisma do të shtrihet edhe në qarqe të tjera.

“Janë edhe 4 qarqe të tjera, Korça, Elbasani, Lezha dhe Fieri. Qëllimi është të ndihmohen sidomos fëmijët që mbesin mbrapa në mësime, që ta rrisim barazinë mes nxënësve, për klasën e 2 do të rrinë në shkollë edhe 1 orë e gjysmë 2 më shumë, për klasat 6, 8, 9 do të rrinë edhe 2 orë e gjysmë apo më shumë sa u nevojitet për detyrat e shtëpisë”, shprehet Besa Shahini, zëvendëseministre e Arsimit.

Por a ka ministria e Arsimit një hartë për nevojat e nxënësve sipas lëndëve? Po mësuesit si do të përzgjidhen?

“Do të shohim edhe cilat janë nevojat e nxënësve për ndihmë më shumë. Fokusi do të jetë gjuha shqipe dhe shkencat, ku nxënësit ngecin më shumë siç ka tregu edhe testi piza. Sipas nevojave të nxënësve do të përcaktojmë edhe mësuesit. është një kombinim mes mësuesve të paradites që do marrin orë shtesë, mësuesit nga shkolla të tjera që punojnë me gjysmë normale dhe praktikantë”, thotë zëvendësministrja.

Ushqimi me katering është një alternativë objektive, por ministria e Arsimit ka një tjetër sugjerim.

“Sa i takon ushqimit, e merr përsipër bashkia. Në Tiranë bashkia po implementon disa modele. Në qarqe të ndryshme situata është e ndryshme, në varësi të buxhetit të bashkive. Së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë dhe të Bujqësisë po ndërtojmë edhe një menu, listë ushqimesh si sugjerim për prindërit, pra ushqime të lehta që nuk prishen nëse mbahen në strajcë”, shprehet Besa Shahini.

Në verë të 2018-s do të bëhet një vlerësim i përgjithshëm se ku mund të shtrihet ky projekt vitin e ardhshëm por kjo do të bëhet në varësi të shkollave që do të lirohen nga turni i dytë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA