Bashkia e Tiranës dhe nxënësit aksion për pastrimin e plehrave

24/11/2017 12:55

Nxënësit e shkollës së mesme “Petro Nini Luarasi” i janë bashkuar aksionit kombëtar “Pastrojmë Shqipërinë që duam”. Bashkë me Bashkinë e Tiranës, ata kanë ndihmuar në heqjen e mbeturinave në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Paralelisht me pastrimin e pikave kryesore brenda qytetit, aksioni është shtrirë edhe në zona turistike të Tiranës dhe në parqet kombëtare, sikurse është ai në Malin e Dajtit.

Përmirësimi i infrastrukturës dhe transformimi që ka pësuar në tërësi Tirana ka bërë që numri i turistëve që kanë vizituar kryeqytetin të rritet 2.4 herë. Brenda dy viteve, Bashkia e Tiranës ka reformuar të gjithë sistemin e pastrimit të mbetjeve në kryeqytet duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë e jetës në kryeqytet.

Top Channel