Një raportim për të shtëna në stacionin e Oksford në Londër, ka bërë që forca të shumta policie të zbarkojnë në vendngjarje dhe ta trajtojnë çështjen si një sulm terrorist duke kërkuar edhe evakuimin e të pranishmëve.
Për disa minuta, të përfshirë edhe nga paniku i madh e njerëzve që frekuentojnë këtë rrugë, situata u bë edhe më e rëndë nga sa ishte.
“Policia është përgjigjur sikur incidenti të jetë një ngjarje terroriste. Oficerë të armatosur dhe të paarmatosur janë në vendngjarjen dhe po bashkëpunojnë me policinë rrugore”, ka deklaruar më herët ,” ka Scotland Yard, ndërsa kishte mbyllur edhe stacionin e Oksford.
Por pas disa verifikimesh ka rezultuar se raportimi për të shtëna ka qenë një alarm fals, e tashmë është njoftuar zyrtarisht se në zonë nuk ka asnjë rrezik.
Dëshmitarë të shumtë shkruan në mediat sociale se kanë parë njerëz të shumtë që largoheshin me shpejtësi dhe të zënë nga paniku nga stacioni i Oksford, por tashmë pritet që gjithçka t’i kthehet normalitetit.
Top Channel