Përplasen dy mjete në afërsi të Tushemishtit, tre të lënduar, dërgohen me urgjencë në spital
Policia Rrugore ka lançuar një nismë të re në kuadër të javës së sigurisë rrugore. Për 20 drejtuesit e mjeteve model, që respektojnë shpejtësinë e lejuar do të dhurohen 20 polica sigurimi përmes një shorteu që do të jetë në ambientet e Policisë së Shtetit.
“Kjo nismë ka të bëjë me lancimin e një llotarie për drejtuesit e mjeteve që respektojnë rregullat qarkullimit rrugor. Kemi vendosur të lançojmë sot “Drejtuesin e mjetit model”, i cili respekton rregullat e qarkullimit në kufijtë e lejuar të normave të shpejtësisë. Radarët përveç konstatimeve të shpejtësisë, për drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë brenda normave të lejuara do të përzgjidhen dhe sipas një shorteu që do të jetë live në drejtorine e Policisë së Shtetit do të përzgjidhen 20 drejtues mjetesh dhe do të dhurohen 20 polica sigurimi për këta drejtues mjetesh”, tha Ervin Dervishi, specialist i sigurisë rrugore.
Duke folur për radarët automatik, ai tha se drejtuesi i mjetit nuk është i domosdoshëm të shohë punonjësin e policisë rrugore, pasi do të jetë radari që do të bëjë monitorimin.
Top Channel