Një inspektori policie me detyre në Babicë të Vlorës iu dogj makina gjatë natës.

Akti dyshohet se është i qëllimshëm pasi në automjetin e parkuar në lagjen “Pavarësia” para shtëpisë së tij ishte hedhur lëndë djegese.

Ngjarja ndodhi rreth ores 3.00 të mengjesit por edhe pse të lajmëruar në kohë, zjarrëfikësit nuk munden t’i shuanin flakët që u përhapen me shpejtesi duke e dëmtuar makinën tip “Benz “ në pjesën e motorit ku dhe ishte hedhur lënda djegëse.

Zini Zenelaj, me detyre inspektor rendi në drejtorinë e policisë së Vlorës nuk ka pranuar të japë deklarata për ngjarjen duke thënë se nuk ka konflikte me askënd.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA