Kryetari i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho ka deklaruar se në konferencën e organizuar nga Parlamenti Europian për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor ka ritheksuar nevojën për sundimin e ligjit në Shqipëri.

“Atje theksova nevojën e luftës ndaj kanabizimit të vendit, krimit të organizuar e lidhjet e tij me maxhorancën aktuale në Shqipëri, si dhe nevojën për zgjedhje të lira e të ndershme, pa votë të blerë e të trafikuar, si parakushte për një rrugëtim të sigurtë në Bashkimin Europian dhe ku Parlamenti Europian mund të bëjë shumë”, ka thënë Spaho.

Ndër të tjera, Spaho ka ritheksuar gjithashtu nevojën që Kosovës t’i jepet liberalizimi i vizave, pasi jo vetëm janë plotësuar kushtet, por një popull nuk mund të lihet si ishull i izoluar, pa të drejtë për të lëvizur i lirë në BE.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA