Bayern Munchen duhet të fillojë të kërkojë një trajner, pasi Jupp Heynckes është i qartë në detyrën e tij: do të qëndroj deri në muajin qershor.
Ashtu siç edhe e bëri të ditur në konferencën e fundit për shtyp, trajneri në detyrë i Bayern Munchen, Jupp Heynckes u shpreh qartë se lidhja e tij me skuadrën bavareze është e vlefshme deri në fundin e sezonit. “Kur them që jam trajner në detyrë i Bayern është kështu dhe kaq. Koha ime si trajner i Bayern Munchen është e limituar deri në fund të sezonit 2018 dhe kjo nuk ka për të ndryshuar”, u shpeh Heynckes.
Trajneri 71-vjeçar u thirr në detyrë 3 javë më parë, pas largimit të parakohshëm nga detyra të italianit Carlo Ancelotti, i shkarkuar për rezultate të dobëta.
Top Channel