Dëshmitari i Mbrojtur i Drejtësisë, Ylvi Beqja do të kthehet sërish në arenën e gjykatës, kësaj radhe për t’u ballafaquar me dy persona, të cilët këmbëngulin të kundërtën e asaj që thotë biznesmeni.
Noterja Aida Spahiu dhe truproja Romeo Tarja do të jenë ballë për ballë me Ylvi Beqjën në seancën e ardhshme për shkak se gjatë dëshmive të tyre ata pohuan se ai nuk ishte kërcënuar nga Emiljano Shullazi.
Por, dëshmitari i drejtësisë thotë të kundërten. Sipas tij, ai kishte firmosur para noteres Spahiu kontratën për ish-Vollgën pasi i ishte drejtuar pistoleta.
Ballafaqim do të ketë në gjykatë edhe mes noteres dhe shoferit të biznesmenit, shtetasit Besnik Musai, i vetmi që ka mbështetur versionin e kërcënimit të biznesmenit Beqja.
Ndërkohë, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi të rithërrasë Jani Zakën, i cili pasi i tregoi drejtësisë se ishte kërcënuar nga Shullazi u largua jashtë Shqipërisë.
Top Channel