Rrjeti televiziv CBS shkarkoi gazetarin veteran Charlie Rose, pasi 8 gra, që kanë punuar ose kanë kërkuar të bëhen pjesë e stafit të tij e akuzuan për ngacmime seksuale.
Pretendimet u bënë publike nga gazeta “The Washington Post”. Në një email për stafin, presidenti i CBS vlerësoi kontributin profesional të Rose, por shtoi sjellja e tij ishte thellësisht shqetësuese dhe e patolerueshme.
Rose ishte bashkëprezantues i programit të mëngjesit This Morning në CBS e shfaqej gjithashtu në PBS dhe Bloomberg, me Charlie Rose Shoë. Edhe këto të fundit njoftuan se do të pezullonin transmetimin e intervistave të tij. Prezantuesi kërkoi ndjesë për historinë e “Washington Post”, por tha se jo të gjitha pretendimet ishin të vërteta.
Akuzat shtrihen nga vitet 90-të deri në 2011-n dhe përfshijnë ngacmime me duar, telefonata të pahijshme dhe avancime të padëshiruara. 75-vjeçari është një prej personazheve më të respektuar të ekranit në Amerike, i vlerësuar me çmime Emi dhe Peabody Aëards.
Në 2014-n revista “Time” e renditi mes 100 njerëzve me më shumë ndikim. Ai njihet për intervistat analitike, përfshirë edhe me personalitete të profilit të lartë si ish-presidenti President Barack Obama, prezantuesja Oprah Winfrey dhe miliarderi Warren Buffett.
Top Channel