2% e meshkujve në Shqipëri rrezikojnë të mbeten beqarë

21/11/2017 16:13

Sipas statistikave të publikuara nga INSTAT brenda territorit të Shqipërisë jetojnë 2.815.749 persona, nga të cilët 51 % janë meshkuj dhe 49 % janë femra.

Shifrat tregojnë se brenda territorit shqiptar jetojnë 2% më tepër meshkuj se sa femra, çka e përkthyer në numra do të thotë se janë disa mijëra meshkuj që rrezikojnë të mbeten beqarë.

Duke qëndruar te çështja e martesës, rezulton se në Shqipëri 61 % janë të martuar, 30 % janë ende beqarë, 1 % bashkëjeton, po aq është edhe numri i të divorcuarve, ndërsa 7 % janë të ve.

Gjithashtu sipas të dhënave më të reja të publikuara nga INSTAT, 30 % e atyre që jetojnë në Shqipëri banojnë në qarkun e Tiranës, thuajse trefishi krahasuar me ndjekësit më të afërt si Fieri me 10 % të popullsisë, apo Durrësit e Elbasanit me nga 10 %.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA