Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako ka reaguar ndaj akuzave të kryetarid të PD Basha, duke u shprehur i gatshëm të ballafaqohet me të.
“Me Lulzim Bashën jam i gatshëm të ballafaqohem në çdo studio apo shesh publik, për të gjitha ato që ai dhe altoparlantët e tij bërtasin për mua prej vitesh tashmë!”, ka thënë Dako në profilin e tij në Facebook.
Sipas tij, këto janë përpjekje të dëshpëruara të PD që nuk mori kurrë Durrësin dhe që tani po bie në rënie të lirë gjithnjë e më poshtë.
“E vetmja gjë qe nuk bëj dot për Lulzimin dhe partinë e tij është të fitojnë Durrësin, të cilin e kanë humbur thellë dhe më thellë, duke rënë poshtë dhe më poshtë në gropën që janë munduar të më hapin mua”, ka thënë Dako.
Gjithë të tjerat me këtë lloj soji, për kryebashkiakun e qytetit bregdetar, janë humbje kohe. “Keqardhje për gjithë ata që dëgjojnë akoma Lulin dhe këtë opozitë pulash të lagura që bëjnë sikur janë ujqër të tërbuar”, ka thënë Dako.
Top Channel