Toka në 20 vjet, harta mbresëlënëse e NASA-s

19/11/2017 09:27

Një shpërthim ngjyrash në ndryshim e lëvizje të vazhdueshme. Kjo është frymëmarrja e planetit që ndryshon sipas stinëve, duke iu përgjigjur diellit, erërave, rrymave oqeanike dhe temperaturave.

Është jeta e tokës në 20 vjet, e shfaqur në një video të publikuar nga NASA. Harta e re e animuar, që përmbledh të dhënat e dy dekadave në vetëm pak minuta, tregon impaktin e paprecedentë të ndryshimeve klimaterike përgjatë viteve.

Akullnajat dhe shtresa e dëborës, shihen teksa tkurren apo shtohen në varësi të sezonit, por me kalimin e kohës, Arktiku bëhet gjithnjë e më i gjelbër, pasi bimësia lulëzon dhe shumohet në temperatura të larta. Videoja shfaq gjithashtu gjendjen e oqeaneve dhe jetën në to. Vitet e fundit janë shtuar zonat e purpurta, të njohura ndryshe si shkretëtira biologjike, për shkak të mungesës së gjallesave.

Vihet re gjithashtu një ndryshim edhe tek stinet, pranvera po vjen më herët dhe do të zgjasë më shumë në hemisferën veriore. Arkivi i imazheve i lejon shkencëtarëve edhe të monitorojnë gjendjen e prodhimit bujqësor, pyjeve, e peshqve, në të gjithë botën. Jeremy Werdell, oqeanograf i NASA-s, i cilëson pamjet të jashtëzakonshme. ‘Është si të shohësh tokën të marrë frymë’, thotë ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA