Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu bën thirrje për një amnisti ndaj të gjithë fshatarëve të thjeshte kultivues të kanabisit.

Ai i kërkon Qeverisë, Parlamentit dhe Presidentit që të dakordësohen për një amnisti të gjerë, për të gjithë ata që janë dënuar ose jo deri më sot.

“Në burgje janë më mijëra të tillë gjynahqarë, qindra janë në arrati, mijëra janë nën terror nga shtetarë; të cilëve u kanë paguar dhe “haraçin””, thotë Tritan Shehu.

Sipas tij, amnistia duhet realizuar për ata që u keqpërdorën dhe vazhdojnë të keqpërdoren, ndërsa drejtësia duhet të godasë stimuluesit, organizatoret, protektorët e përfituesit e vërtetë të kësaj masakre masive droge e krimi!”.

Por zoti Shehu nuk sqaron se kush do të bëjë ndarjen, e atyre që duhet të përfitojnë nga amnistia dhe nëse ky është edhe qëndrim i Partisë Demokratike apo jo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA