Kapiteni Icardi ngjit Interin të dytin, fitore e pastër ndaj Atalantës

19/11/2017 22:45

Kapiteni Icardi ka udhëhequr Interin për fitoren e 10 në Serie A këtë sezon, ku zikaltrit triumfuan 2-0 ndaj Atalanta-s në “San Siro” dhe u ngjitën të dytët pas Napolit.

Dy gola të shënuar nga sulmuesi argjentinas brenda 9 minutave në pjesën e dytë bën që Interi të sigurojë një fitore mjaft të rëndësishme ndaj një kundërshtari të vështirë si Atalanta.

Me këtë tre pikësh Interi shkon në kuotën e 33 pikëve, vetëm dy më pak se Napoli i vendit të parë, me 10 fitore, 3 barazime dhe asnjë humbje, pas 13 javëve të para.

Ziklatrit përfituan edhe nga humbja e Juventusit këtë javë në fushën e Sampdorias me rezultatin 3-2 për t’i marrë vendin e dytë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA