24/05 15:52
Davide Ballardini e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e tij në drejtimin e skuadrës së Genoas.
Skuadra e tij ka arritur të marrë një fitore me rezultatin minimal, 0-1, por mjaftueshëm për të çuar në shtëpi 3 pikët, ndaj Crotones. Vendimtar ishte goli i Rigonit në minutën e 11′, të pjesës së parë, ndërsa për Crotonen, Arlind Ajeti e pa sërish ndeshjen nga stoli, pas disa javëve radhazi.
Ky ishte një 3 pikësh mjaft i vlefshëm për Genoan, për më tepër që ishte përballë një rivali direkt në luftën për titull. Ballardini zëvendësoi në krye të Genoas kroatin Juriç, që u shkarkua menjëherë pas humbjes me Sampdorian në derbi.
Top Channel