Skriniar, në radhë për të edhe Chelsea

18/11/2017 12:33

Edhe pse është vetëm fillimi i sezonit, Milan Skriniar ka lënë shenjë, duke u evidentuar si një prej mbrojtësve më të mirë të Serie A. Mbrojtësi i Interit në listën e skuadrave që kërkojnë shërbimin e tij tanimë do të ketë edhe londinezët e Chelsea, që i bashkohen gjgandëve të Real Madrid dhe Barcelona.

Sipas mediave britanike trajneri Conte e ka vënë gishtin mbi sllovakun si objektiv në merkaton e verës së ardhshme. Vëzhgues të klubit londinez kanë prenotuar një vend në tribunën VIP të dielën në mbrëmje në takimin që Inter do të luajë ndaj Atalantës.

Skriniar një ditë më parë hodhi poshtë zërat për interesimin e Barcelonës, duke deklaruar se për momentin ndihet mirë në radhët e Interit, me të cilët kërkon të realizojë objektiva të rëndësishëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA