Alessandro Nesta nuk e ka kapërdirë dot faktin që Miami i tij nuk mundi dot të hyjë në fazen e playoffit për shkak të NASL në SHBA, për shkak të një penalltie të humbur dhe jep dorëheqjen nga detyra e tij.
Nesta përdori rrjetet sociale për të zyrtarizuar vendimin e tij për të lënë Miamin pas dy sezonesh. ‘Pas dy viteve të jashtëzakonshëm dhe të pasur me sfida, udhëtimi im me Miami FC përfundon – shkruan Nesta -dua të falenderoj të gjithë bashkëpunëtorët e mi në këtë aventurë. Një falenderim i madh shkon për të gjithë tifozët që e kanë ndjekur skuadrën me pasion. Dhe në fund, por jo nga rëndësia, dua të falenderoj futbollistët e mi nga të cilët kam mësuar shumë gjatë kësaj kohe. U uroj fat të gjithëve. Tani jam gati për sfida të reja’
Top Channel