NBA, për Cleveland mendon sërish Lebron

18/11/2017 12:19

Cleveland Cavaliers vuan por arrin të fitojë ndeshjen e ndaj Los Angeles Clippers. Në Quicken Loans Arena kjo sfidë përfundoi me rezultatin 118-113 për nënkampionët e NBA, të cilët i mbyllën të gjitha llogaritë e saj pas kohës shtesë, duke qenë se ajo e rregullt përfundoi në barazimin 105-105.

LA Clippers e nisi mjaft mirë sfidën, duke marrë avantazhin 14-2 dhe e mbylli periodën e parë 27-24. Por në 12 minutat e dytë shpërtheu Wade që shënoi 17 pikë duke bërë që Cavaliers të barazojnë shifrat në 56-56. Pas një avantazhi tjetër të Clippers, në skenë u shfaq LeBron James që në këtë ndeshje shënoi 39 pikë, rrëmbeu 14 topa në tabelë e dha 6 assist.

James bëri të mundur që ndeshja të barazohej sërish në fundin e saj 105-105, madje The King kishte në dorë pikët e përmbysjes së rezultatit, por dështoi në gjuajtjen e tij të fundit. Në 5 minutat e shtesës ishin gjuajtjet e sakta për 3 pikë të Kevin Love që i dhanë këtë fitore Cleveland duke thelluar edhe krizën e LA Clippers

Oklahoma dorëzohet në AT&T Center ndaj San Antonio Spurs me teksanët që e fituan këtë përballje me rezultatin 104-101. Skuadra e Thunder në një moment të ndeshjes arriti të krijojë një avantazh prej 23 pikësh, por që nuk e mbajti dot, pasi basketbollistët e Greg Popovich arritën ta përmbysnin atë.

Në çastet e fundit Carmelo Anthony u tregua i saktë në një nga gjuajtjet e tij, duke bërë te mendohet se rezultati u barazua në 102-102, por koshi i tij u vlerësua vetëm me 2 pikë, ndërkohë që në krahun tjetër Spurs vulosi fitoren e tij të 10 sezonale.
Në ndeshjet e tjera të NBA, Chicago mundi Charlotte 123-120, Denver shkatërroi New Orleans 146-114, ndërsa Toronto fitoi me New York Knicks 107-87. Fitore shënoi edhe Indiana që mposhti një prej skuadrave më në formë të këtj sezoni, Detroit Pistons 81-71

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA