Gareth Bale ka qenë gjithnjë një të preferuarit për Manchester United, por duket se ka ardhur momenti që transferimi i sulmuesit uellsian të marrë formë përfundimtare.
Sipas “Mirror” klubi i drejtuar nga Jose Mourinho ka vendosur që partë e merkatos se verës së ardhshme ti shpenzojë pikërisht për të sjellë në Old Trafford gjigandin e Real Madrid.
Për më shumë edhe në Madrid janë të bindur se bashkëjetësa e uellsianit në skuadër është sforcuar, ndoshta kjo edhe për shkak të numrit të madh të dëmtimeve që ai ka marrë në dy sezonet e fundit. Me shpresën se mund të jetë më me shumë fat në Angli, Manchester kërkon të rrisë edhe kualitetin në repartin ofesiv me një futbollist që i përshtatet më së miri ideve dhe skemave të trajneri Mourinho.
Bale kaloi në Madrid në verën e vitit 2013, për shumë rekord të 100 milionë eurove dhe shkëlqeu në sezonin e tij të parë në drejtimin e trajnerit Carlo Ancelotti.
Top Channel