Përpjekjet e Fiorentinës për të ruajtur një prej ‘thesarëve’ të saj kanë përfundur me sukses. Federico Chiesa ka zgjatur kontratën me klubin ‘violë’ deri në vitin 2022.
Klubi nga Firence zgjidh një prej problemeve më të mëdha që është shfaqur në verën e shkuar, eksodi n e futbollistëve, ndërsa i ka vënë fre edhe mësymejs së shumë prej klubeve të rëndëssishme, si Napoli, Inter, madje edhe Chelsea.
Kjo manovër shton mundësitë që Fiorentina të mos e humbasë me parametra zero futbollistin në fundin e këtij sezoni, duke parë edhe dëshirën e tij për të qenë pjesë e një skuadre të madhe. Sipas medias italiane, Interi ka avancuar kohët e fundit, duke bërë edhe një ofertë konkrete prej 40 mln euro në drejtim të klubit të Fiorentinës.
Top Channel