Nuk mjafton raporti jo shumë miqësor me pjesën tjetër të skuadrës së PSG dhe trajneri Unai Emery, por Neymar ka vështirësi të madhe të jetojë në Paris. Ylli brazilian është shtrënguar të largohet nga vila luksoze Yveniles për motive sigurie.
Në fakt “mega-vila” ku jeton O’Ney ka qenë si një vend pelegrinazhi për tifozët parizienë, të cilët kanë qenë kuriozë për jetën që braziliani bënte. Por edhe pse forcat e sigurisë kanë qenë të shumta në numër, rreziku ishte shumë i madh, ndaj është vendimi për t’u larguar nga ty. Vila Yvelines, që Nejmar jetonte që nga muaji gusht, ka një sipërfaqe prej 1 mijë metrash katrorë, me 5 kate, pishinë dhe çdo gjë tjetër luksi.
Në kopshtin e vilës është ende e dukshme ambienti ku braziliani bënte barbeky me miqtë e tij në mbrëmje. Vendi i ri ku jeton është lënë në sekret të plotë, duke krijuar më shumë siguri.
Mes kuriozëve që kanë qenë dhe shumë të rinj, që nuk kanë ngurruar të kalojnë edhe muret rrethuese, ndaj episode të tilla kanë shtyrë stafin mbikëqyrës që të marrin vendimin e gjetjes e një banese të re.
Top Channel