Firma ndërtuese lë pa ashensorë godinën, Fiks Fare i jep zgjidhje problemit

17/11/2017 21:15

Banorët e një pallati në Don Bosko më në fund pas dhjetë vjetësh do të përdorin ashensorin për tu ngjitur në banesën e tyre. Pallati 9-të katësh i ndërtuar vite më parë nga firma ndërtuese “LNK” sh.p.k ishte pa ashensor.

Banorët e kishin hedhur në gjyq firmën por edhe pse kishin fituar, Zyra Përmbarimore e Tiranës nuk ekzekutonte vendimin. Fiks Fare pasi vuri në lëvizje këtë të fundit zgjidhi problemin. Tre ditë pasi publikuam sitatën, firma menjëhërë ka paguar një kompani e cila nisi punimet duke vendosur motorrin e ashensorit e më pas kabinën.

Muaj më parë emisioni” Fiks Fare” ndoqi rastin e disa banorëve që banojnë në lagjen Don Bosko. Ata denoncuan Shoqërinë ndërtuese “LNK” sh.p. k e cila pasi ka ndertuar pallatin nuk ka vendosur ashensorët .

Pasi “Fiks Fare” e bëri publik këtë shqetësim , firma e ndërtimit menjehërë dërgoi puntorë dhe filloi punimet për vendosjen e ashensorëve. Por ditë më pas “Fiks Fare” i kontaktuar nga banorët shkoi serisht ne godinen e banimit. Ajo që evdientuam ishte se firma e ndërtimit pasi vendosi vetëm dyer e ashensorëve u largua .

“Ne menduam se do ti vendosnin më në fund ashensorët, por ata erdhën si duket nga “frika” juaj vendosën dyer pastruan mbeturinat dhe u larguan. Fiks Fare ju drejtua Përmbarimit, ky i fundit pasi evidentoi situatën më në fund nëpërmjet një shkrese zyrtare vendosi ta çojë firmën “LNK” për kallzim penal në Prokurori.

Pas tre ditësh firma ndërtuese ndodhur në një situatë të tillë menjëherë ka vendosur motorrin e ashensorit dhe më pas kabinën. Banorët pas dhjetë vjetësh do të përdorin ashensorin për të shkuar në banesat ku jetojnë.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA